Keni një projekt apo ide për të ardhmen dixhitale?
Aplikoni online për të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm
Pyetje-përgjigje për aplikimin
Në informacionin plotësues, mund të shkruani për anëtarët e tjerë të grupit (në rast se aplikimi bëhet në grup), informacion shtesë për projektin tuaj që mendoni se duhet cilesuar, si p.sh. nëse është një projekt i përfunduar apo një projekt i thjeshtë në fazë ideje, si dhe informacione të tjera si p.sh. nëse projekti juaj tashmë ka marrë pjesë në konkurse të tjera dhe nëse është vlerësuar si projekt/ide fituese, etj
Të gjitha fushat në formularin e aplikimit online janë të detyrueshme për t'u plotësuar
- Të rinjtë maturantë të moshës 17-18 vjeç.
- Të jeni nxënës në një nga shkollat e mesme në Republikën e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
- Në rast se aplikimi do të bëhet në grup, grupi të ketë një numër minimal 2 deri në 3 pjestarë.
Pranohen të gjitha projektet inovative në shërbim të së ardhmes dixhitale sipas kategorive e mëposhtme: DIGITAL TECH, DIGITAL ECONOMY, DIGITAL BUSINESS, DIGITAL INDUSTRY, SMART & DIGITAL CITY, DIGITAL PUBLIC SERVICES, DIGITAL WORKFORCE, DIGITAL WELLBEING dhe DIGITAL COHESION