RRETH NESH
TALENTI është qendra shqiptare e talenteve, strukturë multi-shërbimëshe për aftësim, punësim dhe karrierë. Qendra është përfaqësuese e vetme e programit dhe portalit shqiptar të talenteve, për të gjitha kategoritë si nxënës, maturantë, studentë, alumni dhe profesionistë me qëllim dhe synim identifikimin, kultivimin dhe mbështetjen e talenteve të reja përmes zhvillimit dhe promovimit të tyre, në 8 fusha të ndryshme si:
- Arkitekturë, Dizajn dhe Arte Aplikuara;
- Shkenca Kompjuterike dhe Informatikë;
- Menaxhim, Biznes, Financë dhe Marketing.
- Shkenca Sociale, Psikologji, Punonjës Social;
- Mjekësi, Infermieri, Farmaceutike, Stomatologji, Fizioterapi;
- Drejtësi dhe Mirëqeverisje
- Sport, Nutricion dhe Turizëm;
- Fusha dhe drejtime të tjera.
Qendra ofron një larmishmëri aktivitetesh, konkursesh dhe kompeticionesh për të gjitha targetgrupet të cilave u drejtohet dhe në të gjitha profilet pjesë e të cilave ato janë.
Aktualisht qendra TALENTI përqëndron punën dhe aktivitetin e saj në 3 shtylla:
National Talent Programme
European Talent Centre
European Talent Points
EUROPEAN TALENT SUPPORT NETWORK(ETSN)
TALENTI është anëtare e asociuar e rrjetit më të madh europian për suportin e talenteve EUROPEAN TALENT SUPPORT NETWORK(ETSN). Rrjetin Evropian i Mbështetjes së Talenteve (ETSN), është krijuar me mbështetjen e posaçme të Këshillit Evropian për Aftësinë e Lartë (ECHA). Aktualisht janë 22 Qendra Evropiane të Talenteve(Austria, Belgjika, Gjermania dhe Spanja kanë nga 2 qendra secila, Republika Çeke, Danimarka, Greqia, Holanda, Kroacia, Irlanda, Lituania, Hungaria, Italia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Zvicra dhe Turqia nga 1 qendër secila), dhe 4 joevropiane (në Indi, Peru, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite). ETSN është i pranishëm në 48 vende nëpërmjet rreth 420 institucioneve. ETSN ka mbetur organizata që bashkon numrin më të madh të entiteteve evropiane të fokusuara në mbështetjen e talenteve në format më të ndryshme, më shumë se gjysma e tyre institucione arsimore publike evropiane.