Me datë 19 Prill 2023, në kuadër të aktivitetit “Barleti Hackathon - Zbulimi i talenteve për të ardhmen dixhitale”, vazhdimësi e aktiviteteve cdo mujore të Universitetit Barleti, u zhvillua faza “Demo Day” në shkollën “Besnik Sykja”.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është zbulimi dhe mbështetja e talenteve të grupmoshave të ndryshme, duke u krijuar hapesirën e punës, mbështetjen e ideve dhe ofrimin e qasjes për përmirësimin e projekteve të tyre që përfshinin kodim, ndërtim të aplikacioneve, apo softëer-ve në varësi të projektit. Për të realizuar këtë objektiv, “Barleti Hackathon”, është konceptuar në tre faza: Faza 0: Demo Day, Faza 1: Implemtentim/Zbatim dhe Faza 2: Realizim/Prezantim.
Me nxënësit e shkollës “Besnik Sykja” në Tiranë, Faza Demo Day, u realizua në ambjentet e shkollës respektive. Në këtë fazë nxënësit u informuan mbi filozofinë e aktivitetit Hackathon, si duhet ta kuptojnë dhe t’i qasen këtij eventi teknologjik. Secili nga nxënësit, individualisht apo në grup, filloi të gjeneronte një ide për ta ideuar dhe konceptuar. Idetë e tyre fillestare i konsultuan nga Dr. Kejda Nuhu që u dha gjurmët e para në të cilat duhet të vazhdonin rrugëtimin për realizimin e ideve të tyre në produkte konkrete.
Nga shkolla “Besnik Sykja “në Demo Day morën pjesë 19 nxenës dhe u gjeneruan disa projekte, si “Pet therapy”, “Smart locker” dhe ide të tjera që do zhvillohen në Hackathonin e radhës.
Kjo fazë informimi ka vazhdimësinë në ditën e zhvillimit të Hackathon,në dy fazat në vijimësi, ku mendimet do të kalojnë në 4 faza trajnimesh deri në konkretizimin real të idesë.