Klubi Talenti me drejtim në Shkencat Mjekësore organizoi më 20 dhjetor 2023, Debatin me temë “ Largimi i profesionistëve mjekësorë jashtë vendit”.
Me pjesëmarrjen e të rinjve nga shkolla të ndryshme të Tiranës dhe studentëve të shkencave mjekësore u risoll në vëmendje një fenomen shqetësues për Shqipërinë vitet e fundit.
Në moderimin e specialistëve të fushave të dentistrisë, infermierisë, fizioterapisë dhe farmacisë, Inesa Delimeta, Armela Zylfo, Blerina Kanushi dhe Lorena Mato të rinjtë e apasionuar për të studiuar shkenca mjekësorë u bën pjesë e debatit pro dhe kundër largimit të bluzave të bardha nga Shqipëria.
Mendimi i tyre nxorri në pah dëshirën e një brezi të ri për përmirësimin e kushteve në Shqipëri dhe dëshirën e tyre për formim sa më të mirë professional.