

Aktiviteti tematik *"Eksploro Shqipërinë – Krijo itinerarin tënd turistik", u organizua me maturantet e profilit "Hoteleri-Turizëm", në Shkollën Profesionale Kamëz. Ky aktivitet kishte për qëllim të ndërgjegjësonte të rinjtë për rëndësinë e promovimit të destinacioneve shqiptare, zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe karrieres ne industrine e turizmit. Gjithashtu, u prezantuan programet e studimit në Menaxhim Turizëm, Rekreacion dhe Evente, ne UniBa, duke theksuar mundësitë për edukim dhe karrierë në këtë fushë dinamike dhe me potencial të lartë zhvillimi. Nxënësit u angazhuan në mënyrë krijuese dhe bashkëpunuese, duke reflektuar mbi rolin e tyre si ambasadorë të ardhshëm të turizmit shqiptar. Te pranishem ishin rreth 40 maturante.