Farmacistët spitalorë punojnë brenda institucioneve të kujdesit shëndetësor në mënyrë proaktive, duke u përballur me problemet e mjekimit, dhe si rrjedhojë duke reduktuar kështu potencialin për ngjarje të padëshiruara të lidhura me barnat.Përmes shërbimeve dhe iniciativave progresive, farmacistët spitalorë promovojnë praktikat më të mira nëpërmjet të cilave përmirësohen sistemet e përdorimit të barnave.
Përdorimi i barnave është një proces kompleks, multidisiplinar që fillon dhe mbaron me pacientin. Farmacistët në shumë spitale, si pjesë e ekipeve multidisiplinare të kujdesit për pacientët, praktikojnë në mënyrë të përsëritur kujdesin farmaceutik duke identifikuar, zgjidhur dhe parandaluar problemet e shkaktuara nga barnat.
Farmacistët specializohen në farmakoterapi dhe kështu kanë një ndikim të rëndësishëm në optimizmin e zgjedhjeve të barnave të pacientëve.
Duke punuar me mjekë dhe profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor, qëllimi i farmacistëve është që të garantojnë marrjen e vendimeve të sigurta dhe të përshtatshme për përshkrimin, në mënyrë që rezultatet e pacientit të monitorohen dhe që ngjarjet e padëshiruara të parandalohen. Studime të shumta kanë verifikuar që përfshirja e farmacistit të spitalit në aktivitetet që lidhen me kujdesin e drejtpërdrejtë të pacientit rezulton në një reduktim të ndjeshëm të ngjarjeve të padëshiruara të lidhura me barnat.
Farmacistët e spitalit gjithashtu kanë treguar se ata janë shumë të aftë të marrin edhe më shumë përgjegjësi lidhur me pacientin, siç është rritja e rolit të tyre në përshkrimin e terapive farmakologjike. Në spitalet kanadeze janë efektivë një gamë e gjerë programesh që janë të menaxhuara nga farmacistë dhe që parashikojnë vendosjen e terapisë në mënyrë bashkëpunuese midis personelit. Eshtë tashmë e provuar që modelet e bazuara në grupe bashkëpunuese, që kanë në organikën e tyre farmacistë që mbikqyrin terapinë farmakologjike, japin rezultate dhe përkujdesje shëndetsore më të mirë.