Studentët e Universitetit Barleti, maturantë dhe shumë të rinj, u bënë pjesë e eventit Game Jam 2.0. Arentina Methasani,
studente e vitit të parë në Informatikë e Aplikuar në Universitetin Barleti, dhe grupi "Artorias"
fituan vendin e dytë në Game Jam-in e dytë shqiptar me lojën e tyre "Quest for the Golden Jam"
Ndërsa Sajmi Myftari, student në vitin e tretë në Informatikë e Aplikuar dhe grupi "Patches"
fituan vendin e tretë në Game Jam-in me lojën e tyre "The Tales Experiment"
Pjesë e eventit Game Jam ishin dhe shumë studentë të tjerë nga Universiteti Barleti, duke sjellë
një numër të madh të pjesëmarrësve dhe duke kontribuar në rritjen e interesit dhe njohurive të
reja në fushën e programimit të lojërave.