Ditën e sotme, me të rinjtë e qytetit të Vlorës, Universiteti Barleti realizoi një takim informues dhe ndërveprues mbi mundësitë akademike dhe profesionale. Gjatë aktivitetit, të rinjtë u njohën më nga afër me programet e studimit, orientimin në karrierë dhe sfidat e së ardhmes në fusha të ndryshme.
Gjithashtu, u zhvillua një diskutim mbi inteligjencën artificiale dhe ndikimin e saj në tregun e punës, duke sjellë një qasje praktike dhe inovative për të rinjtë që synojnë të ndjekin rrugë të reja në arsim dhe profesion.
Ky takim shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt informimit dhe inspirimit të maturantëve për të zgjedhur me siguri të ardhmen e tyre akademike.