Sipas parimeve të kujdesit farmaceutik, farmacistët duhet të sigurojnë cilësinë dhe sigurinë e barnave në kujdesin e pacientit, në të gjitha nivelet e kujdesit, përmes kujdesit bashkëpunues dhe ndërveprimit me pacientin.
Lidhur me sigurinë e pacientit, në këto udhëzime përfshihen tre veprime specifike që mund të minimizojnë gabimet e mundshme të lidhura me barnat:
Farmacistët duhet të lexojnë me kujdes të gjitha recetat e marra në letër ose elektronike.
Farmacistët duhet të marrin në konsideratë aspektet terapeutike, sociale, ekonomike dhe ligjore të recetës përpara se të furnizojnë me ilaçe pacientët.
Kur është e mundur, rekomandohet zëvendësimi xhenerik për t'i siguruar pacientit alternativa të tjera barnash me kosto më të ulët.
Farmacistët duhet të marrin dhe dokumentojnë të dhënat e nevojshme klinike të pacientëve për të vlerësuar dhe monitoruar mjekimin dhe për të ndjekur rezultatet terapeutike të tyre.
Farmacistët duhet të sigurojnë mjaftueshëm informacione specifike për shëndetin, sëmundjet dhe barnat e pacientit ne mënyrë që ti përfshijnë ata vetë në procesin e vendimmarrjes në lidhje me menaxhimin e sëmundjes së tyre. Ky lloj informacion duhet të synojë përmirësimin e aderimit ndaj trajtimit.