Farmacistët janë ndër profesionistët më të rëndësishëm të kujdesit shëndetësor të cilët në bashkëpunim me ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor i shërbejnë pacientëve në cdo kohë. Përpos pjesës së shërbimit, farmacistët ndërmarrin cdo herë veprime specifike që rregullisht kontribuojnë në përmirësimin e sigurisë së pacientit.
Farmacistët i përdorin njohuritë e tyre të fituara në shkollë por edhe ato të fituara herë pas here gjatë aktiviteteve të edukimit në vazhdim për të parandaluar gabimet e lidhura me barnat, ndërveprimet midis barnave si dhe cdo ngjarje të padëshiruara të shkatuar nga barnat që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë te pacienti duke e dëmtuar atë. Shpërndarja e sigurt e ilaçeve te pacientët, apo e specifikuar ndryshe dhe si shpërndarja dhe udhëzimi sipas këshillave të mjekut përshkrues, mbetet një funksion kryesor në praktikën e farmacisë. Sigurimi i dozës së duhur të ilaçit të duhur, i cili merret nga pacienti në mënyrën e duhur (kohën dhe rrugën e duhur) është standardi minimal që një farmacist duhet të plotësojë në shërbimin ndaj cdo pacienti. Përveç praktikës së mësipërme, farmacistët kanë përgjegjësi që ti sigurojnë pacientit të gjithë informacionin e duhur në mënyrë që ti përdorin ilaçet në mënyrë të sigurt dhe efektive. Me rritjen e numrit dhe kompleksitetit të ilaçeve në tregun farmaceutik janë rritur gjithashtu edhe përgjegjësitë e farmacistit në procesin e shpërndarjes së barnave.
Farmacistët sigurojnë një kujdes të vecantë ndaj pacientit në pothuajse të gjitha mjediset e kujdesit shëndetësor duke i ndihmuar që të marrin maksimumin nga barnat që u janë përshkruar