Një takim mjaft produktiv që i orienton maturantët në zgjedhjen e degës së duhur që duhet të studiojnë u realizua nga “Klubi Menaxhim, Biznes, Finance dhe Marketing” me praninë e 30 maturantëve.
Kordinatoret e Klubit, së bashku me Dr.Rezart Prifi zhvilluan një sesion informues me maturantë të interesuar në fushën e ekonomisë.
Gjatë këtij sesioni u diskutuan tematika lidhur përfitimet e të studiuarit në fushën e ekonomisë, si dhe me aktivitete të ndryshme që i përkasin kësaj fushe të tipit: Holly Factory Bootcamp, Start Up Weeknd, Meet the Entrepreneur dhe Inkubator Biznesi.
Aktiviteti u karakterizua nga një interes i lartë i pjesëmarrësve për të diskutuar, prezantuar eksperienca dhe raste nga përditshmeria e tyre dhe për të mësuar dhe kuptuar elementë të cilët do t’i vinin lehtësisht në funksion angazhimit dhe nxitjes së mëtejshme në aktivitete te ndryshme. Aktiviteti u shoqërua me ndërveprim, pyetje, përgjigje konstruktive edhe nga pjesëmarrësit duke ofruar interaktivitetin e duhur për një proces të lartë shkëmbimi njohurish. Pjesëmarrësit mbetën të kënaqur dhe shprehën nevojën e organizimit të të tilla aktiviteteve që i orinetojnë ato drejt karrierës që do të ndjekin në të ardhmen.