Studentët e Mjekësisë në Universitetin Barleti përjetuan ndjesinë e të ushtruarit të profesionit tyre të së ardhmes, duke ju ofruar shërbime
mjekësore qytetarëve në Qendrën Miltidisiplinare Sociale të Bashkisë së Tiranës.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të organizimeve për “Ditën Ndërkombëtare të Infermierit” nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike dhe Klubit të Mjekësisë.
Studentët e Infermierisë, me asistimin e pedagogëve Armela Zylfo dhe Kujtime Vakëflliu ofruan shërbime mjekësore, si matja e tensionit, glicemisë, pulsit, saturimit të O2, temperaturës dhe shumë të tjera për të moshuarit, pjesë e kësaj qendre.