Një hap drejt një të ardhmeje të shëndetshme dhe të informuar!
Më datë 21.01.2025, në ambientet e Gjimnazit "Ismail Qemali", u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues dhe informues në kuadër të këshillimit të karrierës në fushën e mjekësisë dhe rëndësinë e ndërgjegjësimit për diagnostifikimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës.
Ekspertja e fushës dhe profesoresha e universitetit Barleti, Lila Shundi, ndau me maturantët njohuri të vlefshme mbi mundësitë akademike dhe profesionale në sektorin e shëndetësisë, si dhe rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të sëmundjeve onkologjike.
Pikat kryesore të aktivitetit:
✅ Informacion mbi programet universitare dhe karrierën në mjekësi
✅ Rëndësia e depistimit të kancerit të qafës së mitrës
✅ Metodat kryesore të parandalimit dhe trajtimit
✅ Diskutim dhe pyetje-përgjigje me të rinjtë e interesuar
Ky aktivitet u organizua me synimin për të rritur ndërgjegjësimin mbi shëndetin dhe për të orientuar maturantët drejt një karriere të suksesshme në mjekësi.