

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e qafës së mitrës, u organizua një aktivitet informues me të rinjtë, nën drejtimin e specialistes së fushës dhe profesoreshës së universitetit Barleti, Lila Shundi.
Gjatë këtij takimi u vu theksi tek rëndësia e parandalimit të këtij kanceri përmes vaksinimit dhe testimit për Virusin e Papilomës Humane (HPV).
Fatmirësisht, një diagnostikim i hershëm mund të shpëtojë jetë dhe të ofrojë mundësi për një trajtim efektiv. Të rinjtë pjesëmarrës morën informacion të vlefshëm, jo vetëm për të mbrojtur veten, por edhe për të përcjellë këtë mesazh të rëndësishëm tek të afërmit dhe komuniteti i tyre, duke luajtur kështu një rol kyç në ndërgjegjësim.
Ky aktivitet shërben si një kujtesë e fortë se edukimi dhe parandalimi janë armët më të fuqishme për të mbrojtur jetën dhe shëndetin.