Në Universitetin Barleti një student mund të gjejë gjithçka i nevojitet për të qenë një profesionist i suksesshëm në sektorin farmaceutik dhe shëndetësor dhe të marrë një edukim elitar.
Në tregun e punës studentët e programit Master i Integruar ne Farmaci në universitetit Barleti janë nga më të kërkuarit sepse politikat e universiteti janë që të ndiqet një program zhvillimi dhe promovimi i gjithsecilit.
Kushdo që studion në Programin Farmaci në Universitetin Barleti e di se një nga pikat më të forta të këtij institucioni është jeta studentore që e karakterizon atë, dinamike dhe tërheqëse, me mundësi të shumta ku të gjithë mund ta gjejnë veten më së miri.
Leksionet e hapura, aktivitetet jashtë ambienteve të universitetit, konkurset, organizimet studentore, janë vetëm disa nga faktorët që e pasurojnë eksperiencën e të studiuarit në Barlet.
Kampusi i universitetit Barleti ka një infrastrukturë moderne e cila ofron mundësitë më të mira për mësimdhënien, praktikat mësimore, shfrytëzimin e burimeve të literaturës.
Infrastruktura e universitetit Barleti është e mrekullueshme. Këtu nuk mungon absolutisht asnjë gjë, jo vetëm si ndërtim, por auditorët dhe laboratoret shërbejnë si qendër ekselence e shkencave farmaceutike per programin Master i Integruar ne Farmaci, ku kërkues shkencore, studentë e pedagoge punojnë së bashku shkëmbejnë eksperiencat, njohuritë dhe praktikat në këtë fushë.
Por janë studentët e këtij programi të cilët ndajnë eksperiencën e tyre dhe bëjnë thirrje për ata maturantë që e kanë si zgjedhje te tyre Programin e Farmacisë dhe duan të punojnë në sektorin farmaceutik të zgjedhin Barletin.
Natyrshëm lind pyetja se çfarë e dallon Universitetin “Barleti” nga institucionet e tjera të arsimit të lartë?
Në radhë të parë Universiteti Barleti duhet të zgjidhet sepse është një ndër 4 universitetet më të mira të Shqipërisë, i akredituar për 6 vite.
Barleti duhet të zgjidhet sepse ka staf akademik të shkëlqyer, shumë profesionist qoftë në fushën e mësimdhënies, qoftë në fushën e kërkimit shkencor, qoftë dhe në dimensionin social.
Barleti duhet zgjedhur sepse përveç se është një universitet i mirë, është edhe një qendër e hapur e kerkimit shkencor në fushën e Farmaceutikes,Farmakovigjilences,Farmakogjenomikes. Ne zhvillojmë aktivitet të shumta, ftojmë profesorë të huaj, ftojmë specialistët më të mirë të vendit.
Ftojmë profesionistë të huaj të cilët debatojnë me studentët tanë në mënyrë që studentët tanë të perfitojne akoma me shume.
Studentët, maturantët shqiptarë duhet ta zgjedhin Barletin sepse ai ofron të gjitha mundësitë për programin Erasmus për studentët e talentuar. Dhe ky është një avantazh shumë, shumë i rëndësishëm.
Ekselenca akademike, infrastruktura moderne dhe jeta studentore e larmishme e bëjnë programin e Farmacise zgjedhjen e duhur për të mësuar dhe krijuar një të ardhme të shkëlqyer.
Nuk janë vetëm këto arsyet pse të gjithë të rinjtë duhet të drejtohen tek Universiteti “Barleti” si mundësi më e mirë për më të mirët, të tjerat do t’i zbulojnë vetë sikurse gjeneratat e viteve të kaluara.