"Bëj profesionin që të përshtatet", në këtë temë u zhvillua trajnimi i radhës 1 ditor soft skills më 06.12.2023 me të rinj të gjimnazeve të ndryshme.
Trajnimi u përqëndrua në njohjen me profesionet më të kërkuara, cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, si mund t’i fitosh, zotërosh dhe jesh i sukseshëm me to.
Në këtë trajnim morën pjesë 20 të rinj të cilët përveçse morën pjesë në trajnim duke plotësuar njohuritë e tyre u incentivuan për të qenë më vigjilent me kërkesat e tregut dhe potencialin e vetes me qëllim që ta kanalizojnë më lehtë veten në profilin e duhur për më shumë shanse për aftësim, punësim dhe karrierë.
Aktiviteti i radhës ditën e nesërme me të tjerë të rinj të cilët duan të zhvillojnë aftësitë e tyre komunikuese dhe prezantuese