1)Aplikimi do të kryhet nga portali UALBANIA, duke aksesuar në adresën: www.ualbania.al Klikoni mbi butonin “Aplikimi A2/A3”.
2) Në faqen pasardhëse, ju shfaqen 2 butona.
Ju klikoni mbi butonin “Maturant”, për të hyrë në hapësirën e maturantit. Më pas, për t’u futur në platformë do shkruani ID-në tuaj të maturës dhe numrin personal të Letërnjoftimit (ai që fillon dhe mbaron me shkronjë), për të kryer identifikimin.
3) Do ju shfaqet hapësira personale si më poshtë: Faqja përmban 3 seksione:
a)Seksioni i Informacioneve Personale
b)Seksioni i Faturës
c)Seksioni i Aplikimit
4) Në seksionin e informacioneve personale, do shikoni të dhënat tuaja.
Në seksionin e faturës, mund të shkarkoni faturën për arkëtim, me të cilën do të kryeni pagesën pranë Postës Shqiptare ose në bankë.
Në seksionin e aplikimit, deri në momentin që nuk është bërë konfirmimi i faturës nga mbikëqyrësi, do ju shfaqet mesazhi “Nuk mund të aplikoni sepse nuk keni konfirmuar pagesën!”.
5) Klikoni mbi butonin “Shkarko”
6) - Plotësimi i preferencave dhe printimi i tyre.
Plotësimi i preferencave në portal bëhet pasi të jetë konfirmuar pagesa e faturës nga mbikëqyrësi.Pasi pagesa e faturës suaj të jetë konfirmuar do ju shfaqet mesazhi “Fatura juaj është konfirmuar” në seksionin e faturës.
7) Lexoni me kujdes rregullat e degëve për mesataren. Tashmë ju mund të plotësoni preferencat tuaja, fillimisht duke zgjedhur Universitetin dhe më pas Programin e studimit.Ju keni mundësi të zgjidhni deri në 10 preferenca. Pasi të keni plotësuar preferencat dhe të jeni të bindur për zgjedhjet që keni kryer, klikoni mbi butonin “Konfirmo”. Universiteti Barleti është një opsion i rekomanduar që duhet ta konsideroni ndër zgjedhjet tuaja.
8)Do ju shfaqet modali i konfirmimit, ku duhet të vendosni kodin e aplikimit që gjendet te kopja juaj e faturës, me të cilën keni kryer pagesën.Vendosni Kodin e aplikimit në fushën përkatëse, dhe klikoni butonin KONFIRMO.
9) Në këtë moment, aplikimi juaj është konfirmuar dhe do t’ju shfaqet butoni “Shkarko” për shkarkimin e aplikimit.