Vizita e parë ortodontike është e këshillueshme të bëhet nga mosha 3 vjeç kur ka përfunduar dalja e tërë dhëmbëve të qumështit e deri në 6 vjeç, por jo më vonë sesa 7 vjeç. Në këtë moshë të hershme mund të bëhet diagnostikimi i problemeve të lidhura me zhvillimin e nofullave, daljen e dhëmbëve apo kafshimin. Korigjimi në moshë të vogël i të tilla defekteve sjell rezultate më të mira në një kohë më të shkurtër, mund të trajtohet më thjeshtë duke parandaluar probleme më të mëdha që mund të shfaqen në të ardhmen.
Si mund ta kuptojnë prindërit që fëmija ka nevojë për trajtim ortodontik?
Eshte me rëndësi që prindërit të kenë informacion mbi shenjat dalluese te para për të qenë më të kujdesshëm dhe për tiu drejtuar mjekut specialist ortodont për vlerësime të mëtejshme. Disa nga këto karakteristika janë:
Diagnostikimi në kohë i problematikave luan rol kyc në rezultate më të mira trajtimi në një kohë më të shkurtër.