Workshop orientues: "Njih tregun e punës", në këtë temë u zhvillua workshopi i radhës me 30.11.2023 lidhur me këshillimin e karrierës me 41 të rinj, nxënës dhe maturantë të Gjimnazeve të Tiranës.
Aktiviteti përcolli një informacion të plotë dhe shumë sensitiv mbi mundësitë dhe hapësirat për punë në tregun vendas të punës.
Në të njëjtën kohë aktiviteti u përqëndrua se cilat janë degët dhe profesionet që mund të punësohesh lehtë dhe si të informohesh dhe aplikosh për punë në to. Pjesëmarrësit në aktivitet kanë zgjedhur anëtarësimin në Klubin Fusha dhe Drejtime të tjera, për shkak se janë ende në mëdyshje të degës që duan të zgjedhin dhe aktivitetet me klubin i shohin si një mundësi unike ku mund të marrin orinetimin e duhur.