Klubi Talenti organizoi workshopin e radhës me maturantët e gjimnazit “Ismail Qemali”. Rreth gjashtëdhjetë të rinj ishin pjesë e bisedës orientuese që i ndihmon ata të kenë një orientim mbi degët që do të studiojnë në të ardhmen.
Fokusi i këtyre aktiviteteve është krijimi i një hapësire dhe pikë referimi ku të rinjtë do të marrin gjithë informacionin dhe mbështetjen e duhur për të identifikuar dhe njohur saktë aftësitë, njohuritë dhe vlerat e vetes.