Një punë e realizuar me seriozitet dhe profesionalizëm nga studentët Barletas risolli edhe njëherë në vëmendje ndërgjegjësimin për të parandaluar në kohë armikun që po rrezikon një në tetë gra në botë.
Në këtë aktivitet u prezantua një dokumentar i ideuar dhe realizuar me shumë kujdes nga vetë studentët, i cili solli historinë personale të një zonje e cila ishte përballur dy herë me kancerin e gjirit.
Në rrëfimin e saj sa prekës dhe motivues, për shkak se kishte arritur ta luftonte këtë sëmundje dy herë, theksi ishte tek kujdesi që ajo kishte treguar në zbulimin e sëmundjes në rastin e përsëritjes. Eksperienca dhe informacioni më i zgjeruar e kishin ndihmuar herën e dytë që sëmundja të ishte më e lehtë për t’u kuruar. “Askush nuk është i papkrekshëm ndaj kancerit, ndaj mos neglizhoni asnjë simptomë”, theksoi personazhi i zgjedhur nga studentët tanë për këtë dokumentar.
Fabio Arapi, Uendi Golemi, Drita Ziri, Livia Drita, Imena Loci, Anxhela Kala, Raina Babaramo, Anteo Sokoli, Ester Kole, Igli Muca, Genti Kosta, Rineo Sadikaj, Gersian Mance, Suhejl Haxhiaj, Kejzi Xhaferaj, Emanuela Krekaj, Erisilda Rama, Sara Shkodra, Savina Kajo, Arien Hoxha, Sindi Fuga, Aurora Boraku prezantuan punën dinjitoze të realizuar në ekip.
Ky aktivitet u vlerësua nga i gjithë stafi akademik, dhe veçanërisht në fjalën e tij përshëndetëse Zv. Rektori për Çështjet Studentore, Prof. Dr. Artan Shyti, theksoi se sa i rëndësishëm është zbulimi në kohë i sëmundjes, sepse sipas tij është shumë më e lehtë të parandalosh, se sa të shërosh. Ai e përshëndeti këtë nismë të studentëve duke shpresuar se është një zë më shumë për ndërgjegjësimin e kujdesit që duhet treguar me shëndetin.