Më datën 7 nëntor 2023, Artemisa Bajrami dhe Ada Osmani, fituan një financim për "The Path" platformën e tyre të lojrave edukative. Në konkurrencë me 7 start-up-e të tjera, ata impresionuan jurinë dhe u renditën në 4 start-up-et e zgjedhura për financim.
Artemisa dhe Ada janë dy studente të talentuara në Universitetin Barleti që janë duke ndërtuar një start-up të quajtur "The Path". Platforma "The Path" është një koncept unik dhe inovativ që kombinon lojërat me mësimin e efektshëm. Në një periudhë kur edukimi ka bërë një kalim të madh drejt platformave të bazuara në teknologji, Artemisa dhe Ada kanë vendosur të nxjerrin më të mirën nga ky trend dhe t'i japin fëmijëve një mënyrë inovative për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre.
Ky start-up është një shembull i shkëlqyeshëm i përpjekjeve të dy studentëve që kanë vendosur të ndryshojnë edukimin duke përdorur teknologjinë.
Artemisa dhe Ada janë trajnuar nga programi i inkubimit Junior UP 0.2 nga Junior Achievement of Albania. Krijimi i "The Path" ka ardhur si pasojë e një projekti në Universitetin Barleti, ku 5 studentët: Artemisa Bajrami, Ada Osmani, Beki Heta, Boris Kau dhe Aldi Janina u bashkuan për të krijuar një lojë, me supervizimin e Profesor Nertil Zhuri. Loja "Cheesy Mouse" është loja e parë pjesë e platformës "The Path", duke sjell inovacion përmes lojërave edukative.