Në kuadër të orientimit për karrierë dhe mundësive akademike, Universiteti Barleti organizon një aktivitet tematik për maturantët e interesuar për programet e Drejtësisë.
Ky aktivitet ju ofron të rinjve mundësinë të njihen nga afër me programet e studimit të drejtësisë që ofrohen, si dhe të kuptojnë mundësitë për zhvillim profesional në këtë fushë.
Përmes diskutimeve me profesorë, studentë dhe ish-alumë të universitetit, maturantët kanë mundësinë të marrin informacion të vlefshëm mbi programet akademike dhe mundësitë e karrierës që mund të hapen pas diplomimit. Ky aktivitet është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të ndjekin një karrierë në fushën e drejtësisë.