Në Universitetin Barleti, u zhvillua një aktivitet tematik i dedikuar orientimit dhe zhvillimit të karrierës për maturantët e Gjimnazit "Shote Galica". Ky aktivitet synon t’i ndihmojë të rinjtë të kuptojnë më mirë mundësitë profesionale që ofrohen në tregun e punës dhe të forcojnë aftësitë e tyre për t’u integruar me sukses në këtë treg.
Specialistë dhe profesionistë të fushave të ndryshme morën pjesë, duke ofruar këshilla të vlefshme dhe duke i udhëzuar studentët në procesin e krijimit të një karriere të suksesshme.
Aktivitetet të tilla përfshinë diskutime dhe prezantime që u mundësojnë studentëve të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për një të ardhme profesionale të suksesshme.