Të rinjtë e gjimnazit "Gjergj Canco" ishin pjesë e aktiviteti tematik me temë "Siguria e të
Dhënave në Big Data" dhe ndikimi i saj në karrierën e të rinjve në fushën e informatikës.
Me udhëheqjen e Prof.Dr. Aleksandër Xhuvani, diskutimi u fokusua në sfidat dhe mundësitë
që ofron kjo fushë në një kontekst ku informacionet janë një pasuri e çmuar dhe një burim
për inovacion.
Karriera në sigurinë e të dhënave dhe Big Data ofron shumë mundësi për të rinjtë që janë të
gatshëm të mësojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në këtë fushë në zhvillim të shpejtë.
Me një rritje të vazhdueshme të volumit të të dhënave dhe një ndërlikim gjithnjë e më të
madh të ambienteve teknologjike, specialistët në sigurinë e të dhënave janë të kërkuar për
të siguruar që informacioni të jetë i sigurt dhe i mbrojtur në mënyrë efektive.