Këtë herë, të rinjtë e qytetit të Bulqizës u bënë pjesë e aktivitetit informues rreth programeve të shkencave mjekësore. Interesi i tyre qëndronte në të kuptuarit më shumë rreth vështirësive të profesioneve të profilit mjekësor, mundësive të punësimit dhe zhvillimit të karrierës si profesionistë të ardhshëm. Nën drejtimin e MSc. Inesa Delimeta, që ndau eksperiencën e saj si mjeke stomatologe, shumë pyetjeve të këtij grupi të interesuarish u diskutuan me qëllimin për të kontribuar pozitivisht në marrjen e vendimeve të rëndësishme për të ardhmen e tyre profesionale