Klubi ICT do të zhvillojë aktivitetin e radhës me temë “Arduino & 3D Projects”, ku të ftuarit do të ndajnë
përgjegjësitë dhe sfidat e të projektuarit me Arduino dhe printime 3D.
Prezantimet do të përfshijnë demostrime praktike të projekteve, duke ofruar një pamje të qartë të
procesit dhe sfidave teknike që kanë përballur gjatë procesit të zhvillimit.
Forma e organizimit do të inkurajojë diskutime interaktive dhe pyetje nga pjesëmarrësit, duke e bërë
këtë leksion jo vetëm informativ, por edhe një mundësi për ndërrim idesh dhe bashkëpunime mes
studentëve dhe maturanteve të interesuar.
Ky leksion synon të frymëzojë dhe të nxisë bashkëpunimin mes studentëve dhe maturanteve në fushën e inovacionit dhe
zhvillimit teknologjik, duke shpërndarë njohuri të vlefshme dhe të frytshme në komunitetin e Klubit ICT.