Në gjimnazin "Petro Nini Luarasi", u zhvillua një aktivitet në kuadër të këshillimit për karrierë, me fokus të veçantë drejt botës teknologjike TIK. Ky aktivitet u udhëhoq nga profesori i Universitetit Barleti Amir Esmaeilakhtar.
Gjatë aktivitetit, të pranishmit treguan interes të lartë duke përfshirë veten në diskutim përmes pyetjeve të drejtuara.
Të rinjtë janë të gatshëm të eksplorojnë dhe të kuptojnë më shumë rreth botës së teknologjisë informative dhe komunikative, duke shprehur vullnetin për të orientuar karrierën e tyre në këtë fushë inovative.