Në kuadër të Klubit të Sipërmarrjes dhe platformës Talenti, maturantët patën mundësinë të përjetojnë një eksperimentim unik në një Bootcamp argëtues dhe edukativ në Universitetin Barleti.
Ky aktivitet u zhvillua në një atmosferë dinamike, ku pjesëmarrësit mësuan dhe u argëtuan njëkohësisht! Fillimisht, ata sfiduan veten me lojën Marshmallow Challenge, duke testuar aftësitë e tyre në krijimtari, punë në grup dhe zgjidhje të problemeve.
Më pas, në një talking session inspirues, maturantët patën mundësinë të diskutojnë me Profesor Rezart Priftin, i cili ndau këshilla dhe eksperienca mbi sipërmarrjen dhe zhvillimin e aftësive për të ardhmen. 💡
Ky bootcamp ishte një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që duan të eksplorojnë botën e sipërmarrjes, duke ndërthurur praktikën, lojën dhe njohuritë në një eksperiencë të paharrueshme! 🚀