Profesionet mjekësore janë ndër profilet më të kërkuara nga të rinjtë, por vendimarrja e tyre për të zgjedhur këtë drejtim si karrierën e të ardhmes mbart një peshë të konsiderueshme.
Ndaj për tju ardhur në ndihmë dhe për t’i dhënë përgjigje çdo paqartësie, një bisedë e lirë u zhvillua me një grup të rinjsh nga qyteti i Fierit.
Aktiviteti u drejtua nga Msc.Inesa Delimeta, mjeke stomatologe e cila ndau eksperiencën e saj duke i krijuar një ide më të qartë se çfarë do të thotë të ndërtosh një karrierë ne shkencat mjekësore në përgjithësi, avantazhet dhe mundësitë e punësimit në këtë profil.
Një informim i saktë i ndihmon maturantët të bëjnë zgjedhjet e duhura.