Gjatë takimeve me të rinjtë në Shkodër, u diskutua mbi të tashmen teknologjike, ndikimin e saj në jetën e përditshme dhe pritshmëritë për të ardhmen. Pjesëmarrësit ndanë mendimet e tyre, duke debatuar per mënyrën se si teknologjia ka ndryshuar komunikimin, punësimin dhe edukimin, duke sjellë mundësi të reja, por edhe sfida të rëndësishme. Diskutimet u fokusuan gjithashtu në zhvillimet e fundit teknologjike, si inteligjenca artificiale, automatizimi, data science dhe realiteti virtual, duke analizuar rolin që ato do të luajnë në vitet e ardhshme. Në veçanti, u theksua rëndësia e analizës së të dhënave dhe përdorimit të data science për të marrë vendime më të informuara në fusha të ndryshme, nga biznesi deri te shëndetësia. Në fund, u nënvizua nevoja për të zhvilluar aftësi të reja dhe për t'u përshtatur me këto ndryshime, duke e parë teknologjinë si një mjet për inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm.