Studentë dhe maturantë u bënë pjesë e një aktiviteti me të ftuar, Lorena Gjana, një emër i njohur në botën e teknologjisë dhe lojërave në Shqipëri.
Lorena Gjana nisi bisedën duke folur mbi gjendjen globale të industrisë së lojërave, duke përshkruar zhvillimet më të fundit dhe sfidat që ka paraqitur. Megjithëse përparimet në industrinë globale janë të dukshme, Gjana nuk mundi të fshehë faktin se Shqipëria po përjeton vështirësi për të zënë një vend në këtë fushë konkuruese.
Gjana ndau lajmin e mirë për studentët dhe maturantët lidhur me zhvillimin e Game Jam-it të dytë Shqiptar më 26 deri në 29 prill 2024.
Ky është një shansë për të gjithë ata të apasionuar për lojërat dhe teknologjinë për të krijuar dhe sjell inovacion, dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një komuniteti të fortë të lojërave në Shqipëri. Të gjithë ata që kanë interes do të njoftohen në vijim mbi thirrjen për aplikim në fushat si: Programim, Dizajn grafik, Dizajni i niveleve, Skenari dhe Narrativa, Audio dhe Animacion, duke hapur dyert për të gjithë ata që janë gati të japin kontributin e tyre në këtë rrugë të inovacionit dhe kreativitetit.