Studentët e programit të studimit "Edukim Fizik dhe Sporte" në vitin e tretë zhvilluan praktikën mësimore për lëndën "Guidë Turistike" në Krujë.
Gjatë kësaj dite, ata u njohën me disa nga teknikat e guidimit në terren, duke eksploruar trashëgiminë natyrore dhe kulturore të zonës.
Studentët patën mundësinë të angazhohen në trajnimin fizik me guidë turistike profesionistë nga Kruja, duke kombinuar njohuritë teorike të mësuara në praktikë.
Kjo përvojë i ndihmoi ata të zhvillojnë aftësi të rëndësishme në fushën e guidimeve turistike dhe të kuptojnë rëndësinë e turizmit aktiv.