Platforma Talenti në funksion të kontributit lidhur me Orientimin dhe Këshillimin në Karrierë të Nxënësve të Shkollave të Mesme, realizoi më 19.12.2024 në Gjimnazin Andon Zako Çajupi Tiranë një trajnim me temë: Si të zbulojmë talentin.
Trajnimi u drejtua nga Eksperti i Karrierës dhe Punësimit PhD(cand) Erion Muça. Në këtë event morën pjese 52 maturante dhe nxënës të këtij Gjimnazi. Aktiviteti hapi siparin e një sërë aktivitetesh qe do të realizohen gjatë këtij viti mbi Këshillimin profesional në Karrierë.