Më 02.12.2024, në kuadër të Orientimit dhe Këshillimit për Karrierën, përfaqësuesit e Universitetit Barleti realizuan një takim informues me maturantët e gjimnazit "Arbëria", Tiranë. Gjatë këtij takimi, maturantët patën mundësinë të njiheshin në detaje me programet e studimit në Universitetin Barleti, jetën akademike si dhe mundësitë e shumta që ky institucion i ofron studentëve, duke shërbyer si një pikë kyçe për nisjen e aktiviteteve të organizuara gjatë vitit, me tematika të përshtatura sipas interesave të maturantëve, dhe duke ofruar një pasqyrë të qartë e entuziaste për mundësitë e tyre të ardhshme akademike dhe profesionale.