Printimi 3D është një teknologji moderne që lidhet ngushtë me Teknologjinë e Informacionit, pasi procesi fillon dhe mbështetet në sisteme dixhitale. Fillimisht, krijohet një model në programe CAD (Computer-Aided Design), i cili më pas përpunohet dhe konvertohet në formate të lexueshme nga printerët 3D, si STL ose G-code. Teknologjia e Informacionit luan një rol kyç në optimizimin e materialeve, automatizimin e procesit dhe monitorimin e printerëve në kohë reale përmes sensorëve të lidhur me rrjetin. Kjo teknologji gjen përdorim të gjerë në fusha si mjekësia, inxhinieria dhe arti, duke ofruar zgjidhje inovative dhe efikase.
Gjatë leksionit, u prezantua shkurtimisht historia dhe zhvillimi i teknologjisë së printimit 3D. Fillimisht, procesi u shpjegua teorikisht në detaje, duke përfshirë bazat e tij teknike dhe hapësirat e aplikimit. Më pas, përmes një demonstrimi praktik, u ilustrua mënyra e realizimit të një objekti 3D, duke treguar hapat kryesorë të procesit, nga modelimi dixhital deri te përfundimi i produktit fizik. Pjesëmarrës në këtë leksion ishin studentë të Shkencave Kompjuterike, Informatikës së Aplikuar dhe Biznesit Digjital.