Studentët e vitit të tretë të programit të studimit "Edukim Fizik dhe Sporte" zhvilluan praktikën mësimore në kuadër të lëndëve "Guidë Turistike" dhe "Menaxhim Turizmi", me fokus të veçantë në Trashëgiminë Kulturore. Gjatë kësaj praktike, ata patën mundësinë të aplikojnë në terren njohuritë teorike të fituara gjatë studimeve, duke demonstruar aftësitë e tyre në udhëheqjen dhe menaxhimin e grupeve turistike.
Studentët vizituan disa nga destinacionet më të njohura dhe të rëndësishme turistike të Tiranës, të cilat përfshinë:
Kjo eksperiencë praktike kishte si qëllim të përgatiste studentët për sfidat reale të sektorit të turizmit, duke i aftësuar ata për të udhëhequr grupe turistike dhe për të promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare në një kontekst profesionist. Aktivitetet praktike ofruan mundësi për zhvillimin e aftësive në menaxhimin e destinacioneve dhe krijimin e eksperiencave turistike që respektojnë dhe vlerësojnë historinë dhe kulturën e pasur të Shqipërisë.