

Aktiviteti i realizuar me të rinjtë mbi "Inteligjencën Artificiale dhe Sigurinë e të Dhënave" trajtoi një nga temat më të rëndësishme dhe sfiduese në fushën e teknologjisë, duke eksploruar mënyrat se si AI po transformon industrinë dhe ndikimin e saj në mbrojtjen e të dhënave.
Fokus kryesor ishte rritja e ndërgjegjësimit për sfidat dhe mundësitë që ofron teknologjia në fushën e sigurisë digjitale.
Të rinjtë shfaqën interes të madh dhe kontribuan aktivisht në diskutime, duke ndarë mendimet e tyre mbi mundësitë dhe rreziqet që lidhen me përdorimin e këtyre teknologjive. Ky aktivitet krijoi një hapësirë për reflektim dhe diskutim mbi rolin e inteligjencës artificiale në sigurinë e të dhënave dhe mënyrat për të siguruar një të ardhme më të sigurt në botën digjitale.