Më datë 27.01.2025, në kuadër të këshillimit të karrierës, u zhvillua një aktivitet tematik për shkencat mjekësore me maturantët e interesuar të Gjimnazit “Arif Halil Sulaj”. Aktiviteti kishte si qëllim informimin dhe orientimin e maturantëve drejt mundësive të studimit dhe karrierës në fushën e mjekësisë dhe shkencave të lidhura me të.
Në këtë aktivitet morën pjesë profesionistë të fushës mjekësore, përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë.