Përfaqësues të Departamentit të Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit zhvilluan një aktivitet tematik në Shkollën Profesionale në Kamëz.
Në këtë aktivitet u theksua rëndësia e një karriere në fushën e turizmit, nisur dhe zhvillimi që po përjeton sektori i turizmit në vendin tonë vitet e fundit.
Pjesëmarrësit ndoqën me vëmendje aktivitetin si një mundësi e mirë për orientimin e karrierës në këtë periudhë vendimtare për ta, pasi duhet të vendosin për degën që do të studiojnë.