Në kuadër të aktiviteteve për këshillim dhe orientim karriere, këtë herë, të rinjtë e qytetit të Pogradecit ishin pjesë e një takimi informues për të diskutuar rreth profesioneve mjekësore.
Në një bisedë të lirë, MSc. Enxhi Hasani dhe MSc. Inesa Delimeta iu shpjeguan maturantëve pse të studiuarit shkenca mjekësore mund të jetë zgjedhja e duhur për të ardhmen e tyre duke vënë theksin në avantazhet e këtij profesioni dhe mundësitë e ndryshme të punësimit.