Pedagogë të Departamentit të Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit, zhvilluan aktivitetin e radhës tematik me të rinjtë e gjimnazit Hysen Çela, Durrës.
Aktiviteti konsistoi në realizimin e kuiz-it me 3 fusha: 1. Eksploro Shqipërinë 2. Pse të studiojmë në degën e Turizmit 3. Mundësitë e punësimit në Shqipëri në sektorin e turizmit.
Në përfundim të aktivitetit për 4 fituesit u shpërndarnë katër dhurata simbolike realizuar nga laboratori "Maker space" në ambientet e Universitetit Barleti.