Në sistemin shëndetësor, dështimet aktive dhe / ose dështimet e fshehta mund të kontribuojnë në ngjarjet mjekësore të pafavorshme dhe pa dëshiruara. Dështimet aktive janë gabimet njerëzore, ndërsa dështimet latente janë situata ose faza të rrezikuara në proces që e shtyjnë sistemin të ketë dështime aktive që çojnë në ngjarje të padëshiruara. Dështimet latente do të jenë gjithmonë të pranishme në një proces ose sistem por ajo cka është e rëndësishme është të vlerësohet sistemi dhe proceset në mënyrë që të identifikohen pikat e dështimit të mundshëm dhe faktorët potencialë kontribues në këto dështime, në mënyrë që ata të zvogëlohen ose eliminohen.
Ndër shembujt e metodave të aplikuara për të vlerësuar sigurinë e procesit të përdorimit të barnave përmendim:
• Metodat retrospektive, të tilla si: të mësuarit nga raportet e gabimeve të barnave, analiza e shkakut rrënjësor të faktorëve kontribues të gabimeve të rënda (çfarë ndodhi dhe pse) dhe analiza e të dhënave të pacientëve;
• Metodat e mundshme të tilla si mënyrat e dështimit dhe analiza e efekteve;
• Të mësuarit nga praktikat dhe proceset e performancës së mirë
Nëpërmjet programeve kombëtare të raportimit zakonisht mblidhen dhe analizohen raportet e gabimeve të lidhura me barnat nga ofruesit e kujdesit shëndetësor në vendin e tyre të punës dhe shpërndahen udhëzime për keta të fundit. Përgjithësisht përdoren dy strategji për të zbutur ose parandaluar gabimet mjekësore. E para është parandalimi i burimit fillestar të gabimit, (pavarësisht se nuk është gjithmonë e mundur). Strategjia e dytë është implementimi i mbrojtjeve për të adresuar problemet dhe rreziqet e sistemit.
Shembujt e strategjive për zvogëlimin e rrezikut përfshijnë: protokollet, listat e kontrollit, rishikimin e barnave, komunikimin e përmirësuar midis individëve përkatës (p.sh., pacient, farmacist) dhe rritjen e aksesit në informacionin mbi pacientin.
Këto veprime mund të zvogëlojnë potencialin e përgjithshëm të sistemit për dëmtime.
Pavarësisht nga zgjidhja, vlerësimi i vazhdueshëm i rrezikut duhet të përdoret për të optimizuar rezultatet. Gjithashtu duhet të kihet parasysh se jo të gjitha mbrojtjet e implementuara në sistem janë efektive. Kështu, efektiviteti i tyre duhet të vlerësohet në mënyrë kritike në drejtim të rezultateve klinike, humane dhe ekonomike.
Megjithëse një numër iniciativash për të përmirësuar sigurinë janë zbatuar nga organizatat e kujdesit shëndetësor, efektiviteti i këtyre ndërhyrjeve është zvogëluar duke mos iu përmbajtur kulturës së sigurisë. Angazhimi i dobët në ndërhyrjet e sigurisë nga praktikuesit e shëndetësisë, veçanërisht ata në vijën e frontit, mund të jetë një reflektim i një kulture negative të sigurisë.
Sfida më e madhe për të lëvizur drejt një sistemi shëndetësor më të sigurt është ndryshimi i kulturës nga ai i fajësimit të individëve për gabime, në kulturen në të cilën gabimet trajtohen jo si dështime personale, por si mundësi për të përmirësuar sistemin dhe parandaluar dëmtimet.
Disa faktorë si kosto efikasiteti dhe pamundësia për të njohur gabueshmërinë dhe normën profesionale të përsosmërisë dhe hierarkisë kombinohen për të krijuar një kulturë që konsiderohet si një faktor potencial rreziku dhe një nga pengesat më të mëdha për përmirësimin e sigurisë së pacientit.
Normalisht per një siguri optimale duhet të merret parasysh jo vetëm kultura e të gjithë sistemit shëndetësor por edhe normat kulturore brenda profesionisteve të shëndetit