Sot, në ambientet e Universitetit Barleti, Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike organizoi një aktivitet tematik, të drejtuar nga Prof. Asoc. Dr. Genta Rexha, me pjesëmarrjen e maturantëve të interesuar për të studiuar në fushën e Informatikës.
Tema e aktivitetit ishte “LabView, ambient programimi grafik”, ku u ndërthurën elemente teorike dhe praktike.
Gjatë aktivitetit, u prezantuan konceptet bazë dhe aplikimet praktike të këtij ambienti programimi. Pjesëmarrësit patën mundësinë të zbulojnë përdorimin e LabView për sisteme të automatizuara matjeje dhe kontrolli, duke nxitur interes dhe diskutime mbi zbatimet e tij në fusha të ndryshme.