

Sot, në ambientet e Universitetit Barleti, pedagogët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore mirëpritën një grup të rinjsh të apasionuar pas shkencave të shëndetit. Diskutimi u fokusua në një prezantim të shkurtër mbi këto profesione, duke theksuar avantazhet e të qenit pjesë e bluzave të bardha, si dhe sfidat që i shoqërojnë. Në përfundim, të rinjtë patën mundësinë të eksplorojnë nga afër ambientet e universitetit dhe laboratorët ku zhvillohen praktikat e lëndëve profesionale. Ky takim frymëzues u shërbeu të rinjve si një hap i parë drejt formësimit të ëndrrave të tyre në fushën e shkencave mjekësore.