Leksion i hapur, në qytetin e Elbasanit!
Organizuar në kuadrin e Këshillimit të Karrierës, ky takim informues dhe miqësor me maturantët e qytetit të Elbasanit, për prezantimin dhe rëndësinë e zgjedhjes së Profesioneve të Kujdesit Shëndetësor theksoi edhe më tepër se sa i rëndësishëm është ofrimi i një Sistemi Shëndetësor, mbështetur në efikasitetin dhe cilësinë e shërbimit, duke garantuar sigurinë e pacientit dhe paanësinë, si një e drejtë themelore e individit!
Pjesëmarrësit ndoqën me vëmendje dhe vlerësuan temat e prezantuara si një përvojë të mirë, për tu njohur nga afër me sfidat e profesionit, ku u nënvizua rëndësia e ushtrimit dhe mënyra e aplikimit të këtyre profesioneve jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë!
Ky aktivitet u zhvillua nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore - "Universiteti Barleti" në bashkëpunim me "Urdhërin e Infermierit të Shqipërisë" - "UISH" dhe "Ambasadën Amerikane"!