Një takim mjaft produktiv që i orienton maturantët për Sfidat e Studimeve në Ekonomi përballë tregut të punës u realizua nga “Klubi Menaxhim, Biznes, Finance dhe Marketing” me praninë e të rinjve të gjimnazit Janaq Kilica dhe gjimnazit Numani maturantëve.
PhD. Aelita Mani shefe e Departamentit të Ekonomisë dhe Sipërmarrjes pranë Universitetit Barleti zhvilluan një sesion informues me maturantë të interesuar në fushën e ekonomisë.
Gjatë këtij sesioni u diskutuan tematika lidhur me sfidat e të studiuarit në fushën e ekonomisë, si dhe kërkesat e tregut të punës lidhur me këtë profil studimi.
Aktiviteti u karakterizua nga një interes i lartë i pjesëmarrësve për të diskutuar, prezantuar eksperienca dhe raste nga përditshmeria e tyre dhe për të mësuar dhe kuptuar elementë të cilët do t’i vinin lehtësisht në funksion angazhimit dhe nxitjes së mëtejshme në aktivitete te ndryshme. Aktiviteti u shoqërua me ndërveprim, pyetje, përgjigje konstruktive edhe nga pjesëmarrësit duke ofruar interaktivitetin e duhur për një proces të lartë shkëmbimi njohurish. Pjesëmarrësit mbetën të kënaqur dhe shprehën nevojën e organizimit të të tilla aktiviteteve që i orientojnë ato drejt karrierës që do të ndjekin në të ardhmen.