Jemi të emocionuar të njoftojmë fillimin e Creative Business Cup (CBC) 2024 në Shqipëri, duke shënuar nisjen e një udhëtimi inovativ që premton të ndezë kreativitetin dhe sipërmarrjen.
Kjo nismë e organizuar nga Instituti Adriapol si Lider Kombëtar i Creative Business Cup në bashkëpunim me Universitetin Barleti, ka për qëllim të mbajë një seri boot camps frymëzuese. Startimi i këtyre boot camps nisi me datë 12 prill 2024 në qytetin e Vlorës, ku pjesë ishin të rinjtë e shkollave “Drita e Dijes”, “Internacional”, dhe “Perla”. Idetë fituese të përzgjedhura nga ky boot camp në qytetin e Vlorës do të jenë pjesë e finales së Creative Business Cup në Shqipëri për vitin 2024.
Ndërsa nisma do të vijojë në qytete të tjera të Shqipërisë, në qendër të vëmendjes do të jenë idetë më të mira që dalin nga këto boot camps, që do marrin pjesë në konkursin final të CBC 2024.
Bashkohuni me ne dhe fuqizoni potencialin tuaj në fushën emocionuese të inovacionit!