Studentët e Mjekësisë në Universitetin Barleti përjetuan ndjesinë e të ushtruarit të profesionit tyre të së ardhmes, duke ju ofruar shërbime
mjekësore qytetarëve në aktivitetin “Shëndeti për të gjithë”.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të organizimeve për “Ditën Botërore të Shëndetit” nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore pranë "Universitetit Barleti" dhe Klubi i Mjekësisë.
Studentët e Shkencave Mjekësore, me asistimin e pedagogëve ofruan shërbime mjekësore, si matja e tensionit, glicemisë, pulsit, grupet e gjakut, dhe shumë të tjera për qytetarët dhe turistët në qendër të Tiranës.
Studentët e Fizioterapisë informuan dhe sensibilizuan qytetarët për kujdes ndaj problemeve shëndetësore, si hernia diskale apo devijimet e shtyllës kurrizore, duke i këshilluar për mënyrat e duhura të trajtimit apo mirëmbajtjes.
Gjithashtu nën kujdesin e pedagogëve, studentët kryen matje të posturës për qytetarët.