Maturantë të apasionuar pas fushës të së drejtës zhvilluan një takim me profesorë të Departamentit të Drejtësisë pranë Universitetit Barleti.
Juristët e së ardhmes patën mundësi të informohen mbi drejtimin që duan të zgjedhin dhe mundësitë e shumta për punësim që të krijon një diplomë në Drejtësi.